Nisma e Aeroportit te Rinasit per mbrojtjen e mjedisit
"Ripërdor – Minimizo – Riciklo" është kjo motoja e dalë nga Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës mbi menaxhimin e mbetjeve në mjediset e aeroportit dhe përreth. TIA ka zgjeruar programin duke promovuar parimin "Ripërdor – Minimizo – Riciklo" për pasagjerët dhe stafin e saj për mirëmbajtjen e aeroportit. Gati 7.000 udhëtarë që kalojnë përmes aeroportit çdo ditë do të gjejnë për lehtësinë e tyre kosha të ndarë sipas llojit të mbeturinave, të përshtatshme për të mbledhur shishe plastike të riciklueshme, kanaçe metalike dhe letër.
Objektivi i këtij programi është të maksimizojë materiale të riciklueshme, të zvogëlojë sasinë e mbetjeve jo të riciklueshme në aeroport dhe të kontrollojë deponimin e mbeturinave nga palët e treta. Sasia e mbetjeve të riciklueshme të krijuara në aeroport arrin përafërsisht shifrën 40 m3/muaj mbetje të presuara. TIA ka kontraktuar kompani të specializuara për deponimin e mbetjeve, të licencuara nga ana e autoriteteve shqiptare dhe që veprojnë në përputhje me rregulloret dhe standardet shqiptare. Këto kompani mundësojnë menaxhimin e transportit dhe deponimit të mbetjeve urbane, si dhe mbledhjen dhe trajtimin e rickliueshëm të tyre, përfshirë edhe ato të rrezikshme. Programi është pjesë e Planit të Mjedisit, Shëndetit Sigurisë Sociale të zhvilluar dhe aplikuar nga TIA.
Diferencimi i mbetjeve është duke u promovuar për të maksimizuar riciklimin dhe zvogëlimin e ndikimeve negative mjedisore. Kjo praktikë ekologjikisht miqësore ndihmon për të reduktuar numrin e automjeteve të nevojshme për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme, kursen shpenzimet, dhe ul ndotjen e ajrit. Në përputhje me konceptin e menaxhimit të mbetjeve të TIA-s, praktikat më të mira janë promovuar në të gjitha baret dhe restorantin e aeroportit duke ndarë mbetjet në burim, siç kërkohet nga procedurat e TIA-s.