Gjermani, burgim i përjetshëm për ish-nazistin
Një gjykatë gjermane ka dënuar me burgim të përjetshëm një 90-vjeçar, pasi u provua që ai ekzekutoi tre civilë holandezë në kohën kur ishte një antar i një skuadre pushkatimi të “SS”, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Heinrich Boere, i paralizuar, u largua nga azili ku qëndronte në Gjrmani, për t`u çuar në burgun e një spitali. Në mars 2010, ai pranoi vrasjet. Avokatët e tij apeluan për arsye shëndetësore, por gjykata e rrëzoi apelin, pasi një ekspert theksoi se është e mundur që 90-vjeçari të vuajë dënimin në një “strukturë të specializuar”.
Në proces, mbrojtja argumentoi se ekzekutimi i ndodhur në 1944 u urdhërua nga eprorët, por diçka e tillë nuk u arrit të provohej.
Ish-ushtari SS, 23-vjeçar në kohën e luftës pranoi se vrau me pistoletën e tij Fritz Bicknese, një kimist dhe babai i 12 fëmijëve, Frans Kusters, antar i rezistencës holandeze dhe Teun de Groot, i cili ndihmoi hebrenjtë të fshiheshin. Në vitin 1980, kërkesa e autoriteteve holandeze për ekstradim u hodh zyrtarisht poshtë, pasi gjykimi i shpall i pavlefshëm, pasi Boere nuk kishte qenë i pranishëm në gjykim. Megjithatë, në 2008-n, autoritetet gjermane hapën zyrtarisht një çështje ndaj tij, pas të cilës u shpall fajtor.