Talebanët: SHBA ka dështuar në luftën në Afganistan

Talebanët kanë hedhur poshtë pretendimet e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, se Shtetet e Bashkuara po fitojnë luftën 10 vjeçare në Afganistan, duke thënë se forcat ndërkombëtare “nuk kanë arritur as 1% të suksesit”.
Në një deklaratë për shtyp gjatë ditës së sotme zëdhënësi i talebanëve, Zabibullah Muxhahid, tha se SHBA jo vetëm që ka humbur betejën por se forcat kryengritëse shtohen çdo ditë dhe më të fortë se kurrë.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë vizitës së një dite më parë në Afganistan u tha forcave amerikane se “ne po lëvizim në drejtim të duhur dhe po e fitojmë këtë konflikt shumë të ashpër”.