E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i vetëvarur një 72-vjeçar

Një 72-vjeçar nga qyteti i Librazhdit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Policia e Librazhdit bën të ditur se Ismail Çuku është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në një kasolle bagëtish, në fshatin Rajcë.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar të moshuarin drejt litarit megjithatë policia dyshimet e para i lidh me depresionin, duke qenë se Çuku vuante nga një paqëndrueshmëri emocionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›