Durrës, një person vritet në zonën e plazhit

Policia / foto arkiv
Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në zonën e plazhit. Sipas informacioneve të para, viktima është Ervis Dedaj, 36 vjeç.
Ai është gjetur i vrarë brenda një automjeti, ndaj të cilit ishte qëlluar me breshëri.
Kanë qenë banorët e zonës, ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Hetimet vijojnë. / G.N.