Gjermani, çelet panairi më i madh i librit
Është çelur në Frankfurt të Gjermanisë Panairi i 61-të i Librit, që është edhe panairi më i madh në botë i këtij lloji. Ky aktivitet është hapur zyrtarisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga zv presidneti kinez, Xi Jinping, pasi Kina është vendi mysafir i këtij viti në këtë panair. Duke marrë shkas nga ky fakt, organizatorët kanë theksuan në veçanti rëndësinë e lirisë së mendimit. Zv presidneti kinez shprehu kënaqësinë e vendit të tij, si i fituar i nderit . "Në emër të qeverisë kineze dhe në emrin e 1.3 miliard kinezëve, une dua të falenderoj qeverinë gjermane që mbështet përfaqësiimin e Kinës", tha Xi Jinping. Në panair marrin pjesë rreth 7000 mijë ekspozues që prezantojnë 400 000 libra. Por pa hapur ende dyert panairi shkaktoi zhurmë me zgjedhjen e Kinës si të ftuarën e nderit. Çdo vit panairi i Librit në Frankfurt zgjedh një temë speciale dhe këtë vit ajo ishte Kina. Zgjedhja e Kinës si e ftuar nderi ka shkaktuar kritika nga grupet për të drejtat e njeriut që i akuzojnë autoritetet në Pekin se kufizojnë lirinë në literaturë. Numri dy i Kinës tha se vendi i tij ishte i hapur ndaj elementeve prej jashtë, por vetëm mbi bazat kulturore të Kinës. Drejtori i panairit, Juergen Boss, tha, se ai dënon shkeljen e të drejtave të njeriut dhe censurën në Republikën Popullore. Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për dialog të hapur, kureshtje dhe jo paragjykime. Në të njëjtën kohë Merkel i kërkoi Kinës të pranojë përgjegjësinë e saj në arenën ndërkombëtare. Më tej kancelarja vazhdoi: "Kina natyrisht vjen në skenën e Panairit të Librit në Frankfurt, duke ditur mirë, se këtu marrin dhe duhet të marrin fjalën zëra përgëzues, por edhe kritikë. "Nuk jam e sigurt se nuk do të ketë tabu në diskutime", shtoi Merkel". Tema qendrore të panairit janë këtë vit interneti, e drejta e autorit dhe librat elektronikë. Qindra botues dhe tregtarë të librit nga Kina marrin pjesë në këtë eveniment pesëditor, përmes prezantimit të letërsisë dhe kulturës së vendit.