E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Roli im si përfaqësues i BE-së nuk do të zbehet

BE nuk ka emëruar ende zyrtarisht të dërguarin për veriun e Kosovës, mirëpo qartësohet se diplomati, që do të ketë mandat të BE-së, do të përpiqet të lehtësojë komunikimin ndërmjet serbëve dhe misionit evropian EULEX. Sidoqoftë, shefi i Zyrës civile ndërkombëtare, Pieter Faith, thotë se roli i tij si përfaqësues i BE-së për Kosovën nuk do të zbehet.
Akoma nuk dihet qarte se cilat do të jenë përgjegjësitë e të dërguarit të ardhshëm të BE-së për veriun e Kosovës, ambasadorit Italian Michael Giffoni. Ambasadori italian, i cili aktualisht ushtron postin e ambasadorit të Italisë në Kosovë, akoma nuk ka qartësuar rolin e tij në veri të Kosovës, përderisa nuk është emëruar zyrtarisht nga BE-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›