Ritme të muzikës latine në Shtëpinë e Bardhë
Ritmet emocinuese të muzikës latine kanë elektrizuar Shtëpinë e Bardhë të martën. Presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë artistë të njohur të muzikës latine të cilët kanë marrë pjesë në koncertin "fiesta latine", një aktivitet që zhvillohet për të festuar trashëgiminë muzikore të komunitetit hispanik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Ajo çfarë e bën të madhe muzikën, është e njëjta arsye që e bën edhe Amerikën të jetë e tillë", ka thënë Obama në një fjalim të shkurtër të mbajtur para fillimit të koncertit. "Aftësia unike për të shpallur dallimet tona duke krijuar diçka të re, për të kuptuar se pavarësisht se vijmë nga mjedise dhe kultura të ndryshme, ajo që na bashkon në, do të jetë gjithmonë më e fortë se ajo që na ndan", shtoi Obama. Ndër të ftuarit në këtë koncert bënin pjesë Gloria Estefan, Jose Feliciano, Shiela E., Marc Anthony dhe Eva Longoria. Gloria Estefan e nisi performancën e saj muzikore me tingujt e këngës latine "No llores" "mos qaj", e shoqëruar nga muzikantët Jose Feliciano dhe Sheila E.
Koncerti është pjesë e një sërë aktivitetesh festive gjatë muajit tetor, që kremtohet si muaji i trashëgimisë latine në SHBA dhe ku hispanikët përbëjnë edhe grupin minoritar më të madh në vend, me 15 % të popullsisë.