E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianolindorët pa kufizime në tregun gjerman dhe austriak të punës

Qytetarët nga tetë vende të Evropës Lindore që nga kjo e dielë kanë akses të pa kufizuar në tregun gjerman dhe austriak të punës.

Polakët, çekët, hungarezët, sllovenët, sllovakët, si edhe kandidatë nga Estonia, Letonia, Lituania mund të punësohen pa kufizime në Gjermani. Por tregu gjerman i punës ende mbetet i mbyllur për punëmarrës nga Bullgaria dhe Rumania.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle heqjen e kufizimeve të punësimit për punëmarrës vendet e Evropës Lindore e vlerëson si shans për Gjermaninë.
 

"Shanset janë të mëdha. Ne kemi nevojë urgjente për fuqi të kualifikuar punëtore. Në disa pjesë të Gjermanisë kemi punësim të plotë. Nëse nuk na vjen fuqi e kualifikuar punëtore do ta humbim shansin e rritjes ekonomike" theksoi Bruderle.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›