Sanksione Sirise ushtria vret 60 persona ne dite

Grupet siriane për të drejtat e njeriut raportojnë se mbi 60 persona janë vrarë në mbarë Sirinë në të premten e zemërimit ku protestuesit kërkuan largimin nga pushteti të regjimit të Presidentit, Bashar Al-Asad. Një nga grupet për të drejtat e njeriut thotë se ka dhe listën me emrat e 62 personave që janë vrarë gjatë protestave, në 5 qytete të Sirisë.
Forcat siriane të sigurisë bënë të ditur vekjen e nëntë policëve të vrarë nga ata që zyrtarët i cilësuan si “grupe terroriste”. Për shkak të dhunës që po ushtrohet ndaj demonstruesve, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka njoftuar se SHBA-të, përmes një vendimi të Presidentit Barack Obama, kanë vendosur sanksione ndaj regjimit sirian.
Sipas saj sanksionet kanë për qëllim t’i tregojnë qeverisë në Siri se mban përgjegjësi për veprimet e saj dhe se duhet t’u përgjigjet aspiratave legjitime të banorëve të Sirisë e të respektojnë të drejtat e popullit. Sanksionet vendosin kufizime financiare ndaj agjencisë së shërbimit të kundërzbulimit të Sirisë dhe dy të afërmëve të presidentit Asad nën dyshimin për abuzimin me të drejtat e njeriut.
Edhe Bashkimi Evropian ka rënë dakord në parim për sanksione kundër regjimit në Damask. Ndër të tjera është planifikuar një embargo armësh, u bë e ditur pas një takimi të ambasadorëve të 27 vendeve në Bruksel. Gjithashtu në diskutim janë edhe ndihmat disa miliarda euro për Sirinë. Megjithatë ekspertët theksojnë se Perëndimi ka relativisht pak mundësi ndikimi në Siri e ndërhyrja ushtarake aty si në libi është e pamundur.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 30 prill 2011 )