Gjermani, gjykata shtyn vendimin për Arid Ukën
BERLIN - Një gjykatë gjermane ka vendosur shtyrjen e vendimit për kosovarin Arid Uka, i cili gjykohet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në një aeroport të Frankfurtit, vitin e kaluar.
Prokurorët kanë kërkuar dënim të përjetshëm për Ukën, por gjykata ka kërkuar më shumë kohë për të dëgjuar dëshmitë lidhur me çështjen.
Autoritetet gjermane thonë se gjykata kërkon dëshmi lidhur me një raportim në një gazetë gjermane se 21-vjeçari është parë në vitin 2010 në një dhomë lutjesh të fondamentalistëve islamikë në qytetin boshnjak të Zenicës.
Një hetues federal ka hedhur dyshime lidhur me këtë fakt duke dëshmuar në gjykatë së nuk ka prova që Arid Uka të ketë kapërcyer kufirin në Bosnjë.
Veç kësaj, Uka ka deklaruar para gjykatës se raportimet janë të gabuara. Vendimi pritet të jepet mes 30 janarit dhe 10 shkurtit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)