Greqi, shumë pranë marrëveshja për reduktimin e borxhit
ATHINE - Pasdite do të zhvillohet një telekonferencë për PSI, procesi i shkëmbimit të bonove greke, ku përfshihen përfaqësues të bankave greke dhe të huaja.
Mediat greke njoftuan se në këtë telekonferencë do të përshkruhen në termat e marrëveshjes së bankave me qeverinë greke, e cila sipas të gjitha treguesve është afër përfundimit. Është vlerësuar se telekonferenca do të zgjasë rreth dy orë dhe herët në mbrëmje ne do të dimë rezultatin përfundimtar të negociatave.
Ndërkohë që progresi në konsultimet për programin e shkëmbimit të bonove greke është konfirmuar si nga ana e Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), ashtu edhe nga ana e qeverisë greke. Njerëz pranë procesit konfirmojnë se është ngushtuar edhe diferenca e vogël midis dy palëve që lidhet me normën e bonove të reja.
Të enjten mbrëma, IIF tha në një deklaratë që është bërë dhe se të dy palët kishin "diskutime të frytshme".
Në një intervistë, Papadimos ka shprehur optimizmin e tij, duke theksuar se pret që negociatat për reduktimin e borxhit të kenë një përfundim të suksesshëm. Në përgjigje të komentit të gazetarit mbi parandjenjën në rritje në Europë se një falimentim i Greqisë është i pashmangshëm, Papadimos shprehu opinionin se kredia e re do të miratohet dhe se "faktet tregojnë se partnerët europianë kanë marrë masa të shkëlqyera për të ndihmuar Greqinë që të përballojë problemet e veta".
Pas takimit që pati me tre liderët politikë të partive që mbështesin qeverinë e tij, Papadhimos do të takojë pasditë vonë drejtuesit e Trojkës.
Kryeministri ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin që kishte me tre liderët partiakë, Papandreu, Samaras dhe Karaxhaferis, duke theksuar se ata konfirmuan mbështetjen ndaj qeverisë në përmbushjen e misionit të saj.
"Vendi do të shkojë në negociatat me një qëndrim të përbashkët të partive që mbështesin qeverinë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Pandelis Kapsis, duke iu referuar takimit.