E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkuan 50 000 euro për lirimin e pengut maqedonas, 2 në pranga

TIRANË- Polcia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar dy shtetas pasi akuzohen për rrëmbim të një shtetasi maqedonas.

Policia njofton se në sajë të operacionit të koduar “Rotondo“, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve Arvid Lika 33-vjec dhe Florant Ismail Baxhia, 36-vjec, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa ditë në qytetin e Fierit, shtetasin nga Maqedonia N.K , për lirimin e të cilit kishin kërkuar një shumë prej 50.000 Eurosh.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të “Rrëmbimit të personit”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›