E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për mbetjet, Mediu: Sipas direktivave europiane

TIRANË- Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Admjinistrimit të Ujrave, Fatmir Mediu në prezantimin e projektit “Forcimi i kapaciteteve të MMPAU për hartimin e ligjeve dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për mjedisin”, SELEA, të financuar nga Bashkimi Evropian u shpreh se Shqipëria ka një legjislacion mjedisor bashkëkohor.

Ministri u ndal në hapat për realizimin e objektivave, ndër të cilat përmendi rritjen e kapaciteteve për të vlerësuar kuadrin ligjor aktual, përcaktimi i prioriteteve për përsosjen e legjislacionit mjedisor, etj.

Ndërkohë sa i takon debatit për ligjin e mbetjeve, Mediu nënëvizoi se është në përputhje me Direktivën Europiane.
“Është në përputhje të plotë me Direktivën Europiane dhe në mënyrë specifike neni për importin dhe aktet që e rregullojnë atë janë si nga pikpamja e procedurës, edhe vendimarrjes shumë më strikte se ato europiane dhe vendeve te rajonit”.

Mediu vuri në dukje gjithashtu nevojën e përfshirjes së grupeve të shoqërise civile në hartimin e tyre, si dhe kontrollin rigoroz të të gjitha procedurave ekzistuese për të shmangur çdo risk nga implementimi i ligjeve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›