E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, hiri vullkanik paralizon trafikun ajror

Hiri i vullkanit islandez Grimsvotn ka provokuar mengjesin e së martës paralizimin e trafikut ajror në veri të Gjermanisë. Që nga ora 05.00 është bllokuar puna në aeroportin e Breme-it dhe në orën 06.00, janë pezulluar fluturimet ne aeroportin e Hamburgut. Paralajmërime janë dhënë edhe për aeroportin e Berlinit.

Kompania Lufthansa parashikon në total anulimin e rreth 150 fluturimeve. Për shkak të resë së hirit të vullkanit islandez Grimsvötn, edhe Gjermania është prekur nga problemet në hapësirën ajrore. Enti gjerman për sigurinë ajrore vendosi prej mëngjesit të sotëm një ndalim-fluturim mbi një hapësirë të konsiderueshme të Gjermanisë veriore. E paparashikueshme është gjithashtu se për sa kohë do të jenë në fuqi këto masa dhe sa udhëtarë janë prekur prej ketyre masave. Sipas autoritetit për sigurinë ajrore Eurocontrol, për shkak të resë së hirit, në fillim javë u anuluan rreth 500 fluturime, kryesisht në hapësirën ajrore britanike.

Një zëdhënës i qeverisë islandeze deklaroi mbrëmjen e së hënës , se reja e hirit ka zbritur ndërkohë në një lartësi 2.000 metra duke mos qenë më e rrezikshme për qarkullimin ajror. Sipas tij, rreziku i vetëm buron prej hirit të vjetër të vullkanit, i cili gjendet ende në ajër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›