Energjia bërthamore, Zvicra “stop” centraleve

Zvicra po bëhet gati të dalë nga përdorimi i energjisë bërthamore, me një plan që nxjerr nga funksionimi centralet e saj nga sot deri në vitin 2034.
Qeveria zviceriane i ka adresuar Parlamentit një rekomandim që parashikon zëvendësimin e munguar të pesë cenraleve atomike në përfundim të funksionit të tyre.
Shumë vende të botës, kryesisht nga Evropa, po rishikojnë planet e tyre për energjinë bërthamore pas katastrofës së Fukushimës.
Ndërkohë rrjedhja radioaktive nga impianti japonez u krahasua me atë të Cernobilit , në vitit `80 në Ukrainë.