E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, kontrolle të rrepta ndaj bankës Credit Suisse

Masat

Hetuesit gjermanë kanë ushtruar kontrolle në degët e bankës zvicerane, “Credit Suisse”, në mbarë Gjermaninë, si pjesë e një hetimi për evazion fiskal. Në këtë operacion të madh në të gjithë vendin, rreth 150 hetues ushtruan kontrolle në 13 zyra të bankës “Credit Suisse”, përfshirë ato në Berlin, Dyseldorf dhe Mynih. Ata po kërkonin prova se punonjës të bankës kishin ndihmuar disa klientë të shmangnin taksat. Gjermania ka hapur më shumë se 1000 procese për evazion fiskal mbështetur në një disk me të dhëna sekrete nga banka zvicerane. Njoftohet se autoritetet gjermane e kanë blerë këtë disk për 3 milionë dollarë. Mijëra vetë janë vetëdorëzuar për të shmangur ndjekjen penale. Ky disk shkaktoi përplasje diplomatike, kur zyrtarët zviceranë e akuzuan Gjermaninë se po bënte biznes me kriminelët.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›