E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani krediton linjën 400kV Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Gjermanisë dhe KfW Entwicklungsbank nënshkruajnë sot në Prishtinë marrëveshjen për kreditim dhe financim të linjës 400-kilovoltëshe Kosovë-Shqipëri, në shumë prej 33.5 milionë eurosh.

Kjo do të jetë kredia e parë zhvillimore e dhënë nga një donator ndërkombëtar për një investim kapital në Republikën e Kosovës.

Për palën gjermane marrëveshjen e nënshkruan Ute Rodrian, drejtoreshë e KfW Entwicklungsbank për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kurse për Kosovën do të nënshkruajnë ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala dhe drejtori menaxhues i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut - KOSTT, Fadil Ismaili.

“Linja 400kV e transmisionit Kosovë-Shqipëri është një nga investimet më të mëdha të transmisionit në Republikën e Kosovës dhe është i rëndësisë së veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për regjionin. Është një projekt i shëndoshë ekonomikisht dhe do t'i shërbejë prosperitetit të ekonomisë kosovare në të ardhmen", thuhet në një komunikatë të KOSTT-it.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›