E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria jep me koncension pullat e akcizës

Kompania e huaj do të kryejë prodhimin dhe kontrollin e pullave të akcizës mbi bazën e të dhënave nga financat dhe tatimet

TIRANË- Prodhimi dhe kontrolli i pullave të akcizës do të kryhet nga një kompani private. Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për "Akcizat" u miratuan dje nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë.

Qeveria ka menduar ta japë me koncension këtë shërbim Për të luftuar evazionin fiskal ndërkohë që deri më tani ka qënë monopol i shtetit shqiptar. "Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve në mbështetje te "data bazës" e të analizave të të ardhurave nga akcizat duke studiuar përvojen ndërkombëtare në këtë fushë janë shprehur se prodhimi e kontrolli i pullave të akcizës të jepen me koncension pasi kështu do të zvogëlohej në maksimum evazioni fiskal me mallrat e akcizës", - theksohet në relacion.

Një veprim i tillë është cilësuar si shkelje e ligjit pasi në legjislacionin fiskal kjo e drejtë i njihet shtetit shqiptar ndërkohë që vendimi për dhënien me koncension të këtij shërbimi është marrë në kundërshtim me ligjin.

Më datë 2 shtator 2009 qeveria miratoi vendimin për lëshimin me koncension të prodhimit dhe kontrollit të pullave të akcizës. Duke parë që ishte një vendim në kundërshtim me ligjin, iu rikthye edhe njëherë këtij vendimi më datë 11.12.2009.

Në ndryshimet e propozuara në këtë mbledhje, qeveria kërkon miratimin nga Kuvendi të një marrëveshjeje të tillë. "Në rastet kur Këshilli i Ministrave vendos të ofrojë me koncesion pjesë apo të gjithë veprimtarinë, që lidhet me pullat e akcizës, përfshirë edhe kontrollin e tyre, atëherë kontrata koncesionare miratohet nga Kuvendi", - citohet në pikën e propozuar nga qeveria.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›