E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblimet, ISSH: Nëse s'i merrni këtë vit mund t'i tërhiqni në Janar

TIRANË - Shpërndarja e shpërblimit për pensionistët fillon sot ndërkohë që për përfundimin e plotë të këtij procesi kanë mbetur vetëm nëntë ditë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikoi dje në mesditë me urdhër grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve në një kohë kur ende nuk ishte zbardhur në fletorën zyrtare vendimi i qeverisë ku parashikohej mbështetja financiare e pensionistëve me 2500 lekë për festat e fundvitit.

Ky vendim u publikua vetëm në orët e vona të mbrëmjes duke vërtetuar kështu shqetësimin e shprehur dje nga "Shekulli" për vonesat në shpërndarjen e shpërblimeve të pensionistëve.

Janë rreth 554.900 pensionistë ata që do të duhet të tërheqin pensionin brenda një periudhe nëntë ditore ndërkohë që në mes janë edhe Krishtlindjet. Një vite më parë shpërndarja e shpërblimeve filloi më datë 20 dhjetor dhe procesi i shoqërua me radhë të gjata nëpër sportelet e Postës Shqiptare duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e pensionistëve ta marrin atë në muajin Janar dhe jo para Vitit të Ri për të cilin është ofruar ajo shumë.

Vendimi i qeverisë përfshin personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme.

Gjithashtu, në këtë vendim, përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake, si dhe ish- ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Nisur edhe nga eksperienca e një viti më parë ISSH është e vetëdijshëm për radhët e gjata dhe vonesat e pashmangshme që do të karakterizohet ky process.

"Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe njëherë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund ta marrë edhe pas Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara", - citoi drejtoresha Evelina Koldashi.

Sipas grafikut të ISSH-së, sot do të marrin shpërblimin bashkë me pensionin ata që kanë datën për të terhequr këtë të fundit. po ashtu shpërblimin do ta tërheqin po sot edhe ata persona që e kanë marrë pensionin në datat 1 dhe 2 dhjetor. Nesër e marrin shpërblimin ata që kanë datën e pensionit si dhe ata që e kanë tërhequr atë më datat 3 dhe 4 dhjetor.

Në këtë mënyrë do të vazhdohet deri në shpërndarjen e plotë të tij.
Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin nga ora 08.00 e deri në orën 13.00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 e deri në orën 20.00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së tij.

Grafiku i shpërndarjes
Data e marrjes së pensionit Data e marrjes së shpërblimit
22 dhjetor 22 dhjetor
Data 1-2 dhjetor 22 dhjetor pas orës 13.00
Data 3-4 Dhjetor 23 dhjetor "
Data 5-6 dhjetor 24 dhjetor "
Data 7-8 dhjetor 25 dhjetor "
Data 9-10-11 26 dhjetor "
Data 12-13-14 27 dhjetor "
15-16-17 28 dhjetor "
18-19-20 29 dhjetor "
21 dhe ata që nuk mundur ta marrin 30 dhjetor "
Shënim: Deri në orën 13.00 marrin ata që kanë datën e pensionit, ora 13.00-20.00 datat e mëparshme

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›