Pushime me bollëk për nëpunësit
Bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, Ministria e Administratës publike njofton të gjithë nëpunësit e Shërbimit Civil të Kosovës se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, dita e premte, 25 dhjetor, do të jetë ditë pushimi.
Po ashtu, në një komunikatë për media, dërguar nga kjo ministri bëhet e ditur se, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 4 Janar 2010 (Viti i Ri) dhe 7 Janar 2010 (Krishtlindjet Ortodokse).