Gjermani, lumenjtë përmbysin disa qytete

Në qytetet buzë Mozelit, Cel (Zell) dhe Kohem(Cochem) uji e ka kaluar nivelin një metër. Midis qyteteve Trir(Trier) dhe Koblenc (Koblenz), sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Rajnland-Pfalcit sot priten nivelet më të larta të ujit, ndërsa në metropolin e Rinit, në Këln, për të hënën dhe të martën priten nivele uji deri në nëntë metra. Ky nivel uji megjithatë është shumë më i ulët se ai i përmbytjeve të tjera rekord, u tha.
Cel dhe Kohem pjesërisht nën ujë
Uji në lumin Mozel po avancon drejt qytetit të Koblencit. "Gjendja mbetet mjaft e qetë", tha një zëdhënës i zjarrfikësve të qytetit sot në mesditë. Përmbytja e Deutscher Eck pritet të ndodhë pasdite. Në pjesë të qytetit pranë ujit, zjarrfikësit ndërtuan kalime, në mënyrë që banorët të kenë mundësi t'i kapërcejnë rrugët pa lagur këmbët. Nivelet më të larta të ujit priten të hënën në darkë. Sipas zjarrfikësve, nga përmbytja janë prekur rreth 5000 banorë.
Në qytetet e njohura për prodhimin e verës, Cel dhe Kohem, uji ka arritur nivelin disa metra. Në Cel, sipas ministrisë së Brendshme të landit janë përmbytur 60% e pjesës së vjetër të qytetit. Edhe pjesë të qytetit Kohem janë nën ujë. Sot në mesditë megjithatë në këtë qytet vihet re një rënie e lehtë e nivelit të lumenjve./DW-Start/
2011-01-10 11:00
[