Izrael/ Të shtëna në një lokal në Tel Aviv, 2 të vdekur
Një person i armatosur hapi zjarr në një lokali izraelit për adoleshentët homoseksual, duke vrarë dy persona e duke plagosur të paktën 8 të tjerë, tha policia dhe dëshmitarët.
Të shtënat në qendër të Tel Avivit ,ringjallën kujtimet e sulmeve palestineze të cilët janë tërhequr vitet e fundit. Një zëdhënës i policisë tha se ngjarja ishte më shumë kriminale se sa nacionaliste.
Duke cituar dëshmitarët, televizioni izraelian tha se të shtënat ndodhën në një lokal që i përkiste Shoqatës së Homoseksualëve dhe Lezbikeve në Tel Aviv, i cili ishte duke pritur një festë të përjavshme për adoleshentët homoseksualë.
Shumica e viktimave janë të mitur ,tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se autori i ngjarjes besohet se ka përdorur një armë automatike si një pushkë M-16.
Kreu i policisë në qarkun e Tel Avivit, Shahar Ayalon, tha për gazetarët se ky ishte një sulm i papritur:
" Ne nuk kemi patur ndonjë informacion, zbulim apo diçka që dinim më përpara se dikush do të kërkonte të lëndonte këtë grup ose se kishte diçka kundër këtij grupi. Pra ky është një sulm i papritur", tha Ayalon.
Kreu i Organizatës së të rinjve homoseksualë izraelit Yaniv Veisman tha se sulmi tregoi se Tel Avivi nuk është më një vend i sigurtë për grupet e pakicave.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Tel Avivit ku u mblodhën pjesëtarët e shqetësuar të familjes dhe miqtë.
Pak orë më vonë, grupe homoseksualësh, lezbikesh dhe mbështetës të tyre u mblodhën në rrugët e Tel Avivit dhe zhvilluan një demonstrim ku ndezën qirinj dhe protestuan kundër sulmit.
Qytetei bregdetar i Tel Avivit ka një lëvizje aktive homoseksualësh, por pranimi i homoseksualitetit është pak i mirëpritur në zonat konservatore të shtetit hebre. Mediat izraelite thanë se policia kishte paralajmëruar klubet tjera homoseksuale në Tel Aviv që të mbylleshin për shkak të frikës nga një vazhdim i sulmeve.