E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion në kompaninë “Air France”

Paris - “Air France” pritet t’i nënshtrohet një revolucioni pas tragjedisë së rëndë ajrore që i kushtoi jetën 228 personave në ujërat e Oqeanit Atlantik. Të gjithë avionët Airbus A330 dhe A340 do të udhëtojnë me të paktën dy “pilot" të rinj, të cilët do të masin shpejtësinë.

Hetimet e deritanishme dyshojnë se shkak i rrëzimit të avionit mund të ketë qenë pikërisht mosfunksionimi i sensorëve të shpejtësisë.

Ndërkohë, marina franceze dhe ajo braziliane po vazhdojnë nxjerrjen e trupave të viktimave nga Oqeani Atlantik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›