E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet shitja e gjigantit Chrysler te Fiati

Uashington - Shitja e kompanisë Chrysler te Fiati është pezulluar nga një gjykatëse në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Ky veprim i minutës së fundit, kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, ka krijuar sërish pasiguri në këtë proces.

Pezullimi pritet të qëndrojë në fuqi deri në një urdhër të dytë. Kompania italiane e Fiatit ka reaguar menjëherë, duke theksuar se nuk ka asnjë qëllim të braktisë marrëveshjen me Chrysler, as pas afatit të 15 qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›