Gjykata amerikane i hap udhë shitjes së Chrysler
Uashington- Gjykata Supreme amerikane i ka hapur rrugën shitjes së kompanisë së falilmentuar të prodhimit të makinave Chrysler, tek grupi italian Fiat. Ditën e hënë, kreu i Gjykatës ndali në mënyrë të përkohshme shitjen për tu mundësuar grupeve të konsumatorëve dhe fondeve të pensioneve që të sfidonin marrëveshjen.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e mirëpriti vendimin, duke thënë se marrëveshja do të bënte të mundur që Chrysler të rishfaqej si një prodhues makinash konkurues dhe e fortë.
E ardhmja e kompanisë Chrysler dhe e mijëra vendeve të punës varej nga vendimi i Gjykatës Supreme.
Kompania amerikane në vështirësi u nxitua të shkonte në gjykatat e falimentimit me shpresën që një kompani më e dobësuar do të mund të shitej tek prodhuesi italian i makinave.
Por një grup pensionesh nga shteti i Indianës dhe grupe të konsumatorëve që kishin aksione në firmën e vjetër e kundërshtuan marrëveshjen.
Një Gjykatë Federale Apeli në Nju Jork kishte miratuar më herët shitjen e kompanisë Chrysler, por u dha kundërshtarëve kohë deri të hënën, për të bindur Gjykatën Supreme që të ndërhynte.
Në fund gjykata e vlerësoi se nuk kishte asnjë arsye përse të bllokohej shitja e Chrysler tek Fiat që tani duket gati për t'u kryer.