Koreja V. tregon dhëmbët, gati lëshimi i një tjetër rakete
Moskë Ushtria ruse ka informacione sipas të cilave Koreja e Veriut po përgatit lëshimin e një rakete balistike, njoftoi sot një burim ushtarak rus, i cituar nga agjencia Interfax. ‘Kemi disa informacione lidhur me tipin dhe karakteristikat e raketës. Megjithatë, nuk kemi të dhëna të sakta lidhur me datën e lëshimit’, i deklaroi ky burim i Shtabit të Përgjithshëm agjencisë Interfax.
Rusia do të mbikëqyrë lëshimin e kësaj rakete, shtoi zyrtari, pa dhënë hollësi nëse bëhej fjalë për një raketë me rreze të shkurtër apo të gjatë veprimi.
Koreja e Veriut zhvilloi më 25 maj një provë të dytë bërthamore dhe që prej atëherë ka lëshuar një sërë raketash me rreze të shkurtër veprimi.