E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani mbreti i mustaqeve

Gjatë fundjavës në qytetin Trondheim të Norvegjisë u mbajt finalja e kampionatit botërorë të mjekrave dhe mustaqeve, ndërsa fitues në garën me 160 konkurrentë nga 15 shtete të botës është frizeri 47-vjeçar nga Gjermania Elmar Weisser.

Në këtë garë interesante tradicionalisht dominojnë gjermanët.

Weisser mund të konsiderohet edhe si veteran i kësaj gare argëtuese e cila mbahet çdo dy vjet, ndërsa tash fitoi titullin për herë të tretë. Ai kishte fituar në të njëjtën garë po ashtu më 2005 dhe më 2007.

Në stilizimin e mjekrës e ndihmoi edhe motra e tij, ndërsa Weisser pranoi para gazetarëve se kur e ka mjekrën pa rregulluar, ajo i mbërrin deri te beli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›