E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër veta u bënë për spital pas grindjes për proshutë

Katër persona u shtruan në spital në Itali pas një grindjeje në një dyqan në Livorno për shkak të trashësisë së copave të proshutës së derrit.

Sherri filloi kur gruaja 50-vjeçare filloi të protestojë pasi proshuta të cilën ajo e kishte blerë ishte prerë në copa shumë të trasha. Pas këtij sherri filluan edhe grushtet, ku morën pjesë dy djemtë dhe bashkëshorti i pesëdhjetëvjeçares në njërën anë dhe shitësi, i cili kishte prerë proshutën bashkë me të atin në anën tjetër, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në vendin e incidentit shkoi policia si dhe tre automjete të ndihmës së shpejtë. Shitësi, gruaja e cila bleu proshutën dhe burri i saj, u transferuan në spital pas lëndimeve të pësuara, ndërsa më vonë u shtrua në spital edhe babai i shitësit, pasi mbeti pa ndjenja pas këtij sherri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›