Pele “injoron” Mesin: Krojf e Platini më të mirë
Për Pelen, argjentinasi Lionel Mesi është sot “lojtari më i mirë në botë”, por Johan Krojf, Mishel Platini ose Alfredo di Stefano “kanë qenë edhe më të mirë”. “Njerëzit kanë qejf të bëjnë krahasime dhe duket se i kanë harruar që tani lojtarë si Krojf, Platini ose Di Stefano, të cilët kanë qenë shumë të mirë sesa Mesi,” ka thënë ish-lojtari i kombëtares së Brazilit për një gazetë kiliane, “La Tercera”. “Sot Mesi është lojtari më i mirë në botë”, gjykon O’Rey, duke nënvizuar që lojtarët koha kalon shpejt dhe se është kurioz për të parë sesa “do të durojë Mesi”. Pele shton gjithashtu se Mesi bën më mirë në klubin e tij sesa me Argjentinën. “Në kombëtare është një tjetër lojtar. Diferenca është se Barcelona ka një ekip të mirëorganizuar”, shpjegon legjenda e futbollit botëror, që ka shkuar në Kili si ambassador i Copa Libertadores 211 për luftën kundër dhunës.