E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një shtetas turk për trafik klandestinësh

Policia bëri me dije se është arrestuar Gokhan Halil Çoban, 46 vjeç, banues në Turqi.

Ky shtetas ishte nisur me dt.12.11.2011, nga Turqia me kamionin me targa 35 HA 3409, i shoqërisë “ARSPET“, me qendër në Izmir dhe me dt.13.11.2011, ka qëndruar në Greqi, ndërsa më datë 14.11.2011, në ora 12.00, ka hyrë në Pikë e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke mbërritur në pikën e Doganës së Tiranës.

Gjatë kontrollit përveç ngarkesës i janë gjetur dhe 11 shtetas afgan, të cilët kishin paguar shumën e parave prej 2000 euro, për të kaluar nga Greqia me destinacionin përfundimtar Italinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumentat në gjuhë greke për 11 shtetas afgan, një telefon celular i markës “Nokia“, dhe kamioni. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. /Start/

                                                                                             2011-11-16 13:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›