E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, në 10 shkurt vendimi për Arid Ukën

Është shtyrë sërish vendimi i gjykatës së Frankufurtit për kosovarin Arid Uka, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Gjermani. Vendimi i gjykatës për 21-vjeçar nga Kosova do të shpallet më 10 shkurt.
 

Uka ka pranuar se ka hapur zjarr në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, më 2 mars të vitit të kaluar, kundër një grupi të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara.
 

Gjatë procesit, shpallja e vendimit e të cilit është shtyrë dy here ndërsa Uka në dëshminë e tij tha se dëshiron të kërkoj falje për viktimat dhe familjet e tyre. Ai theksoi se ishte nën ndikimin e propagandës xhihadiste pasi kishte parë një video në internet që tregonte ushtarët amerikanë në Afganistan duke e dhunuar një femër.
 

Johen Veingarten, njëri nga dy prokurorët federalë, tha se Uka, duhet qëndrojë më gjatë se 15 vite në burg, ndërsa prokurorët e tjerë kanë kërkuar burgim të përjetshëm. Veprimi i Arid Ukës indonjoi vetë popullin kosovar, i cili i shprehu ngushëllimet e tij popullit amerikan dhe ndezi qirinj pranë selisë së ambasadës amerikane në Prishtinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›