E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, protestuesit hedhin miell mbi kandidatin presidencial

Gara presidenciale në Francë ka pasur edhe supriza të pakëndshme për kandidatin socialist Francois Hollande.

Gjatë një fjalimi në Paris për krizën e strehimeve Hollande është sulmuar me miell nga një grua që sipas mediave ndërkombëtare ishte e irrituar nga masat e shkurtimeve. Kandidati socialist fillimisht u trondit, por më pas e vazhdoi fjalimin.

Anketat e fundit për garën presidenciale thekosjnë se Hollande ka rritur epërsinë e tij mbi presidentin Nikolas Sarkozi pavarësisht e masave të bëra nga ky i fundit për të rritur punësimin dhe konkurrencën.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›