E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Vendimi për Maqedoninë gjatë presidencës spanjolle

SHKUP- Këshilli i Ministrave të BE-së ka miratuar vendimin që çështja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të shqyrtohet në gjashtëmujorin e parë të presidencës spanjolle.

Vendimi pasoi pas shumë debateve që nxorrën ndarjet mes vendeve anëtare të BE-së lidhur me të ardhmen e IRJM-së. Për caktimin e datës konkrete për fillimin e negociatave janë deklaruar: Suedia, Britania e Madhe, Polonia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Cekia dhe Italia. Ndërkohë, Franca, Gjermania dhe Spanja nuk kanë qenë pjesë e debateve dhe nuk kanë diskutuar aspak mbi këtë çështje. Greqia dhe Qiproja janë deklaruar kundër, duke rezistuar që edhe në konkluzionet përfundimtare të mos përmendet fare data për fillimin e negociatave.

Këshilli i ministrave të BE-së ka kërkuar që Maqedonia të vazhdojë procesin e reformave të ngelura dhe luftën kundër korrupsionit. Maqedonia është përballur me bllokadën e dytë greke për procesin e evrointegrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›