E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, nis gjyqi për këngëtarenNadja Benaissa

DARMSTADT- Këngëtarja e njohur gjermane Nadja Benaissa, e cila akuzohet se ka transmetuar virusin e AIDS njërit prej partnerëve të saj, pranoi sot gjatë hapjes së procesit gjyqësor kundër saj se ajo nuk e kishte informuar partnerin për gjendjen e saj shëndetësore.
"Më vjen shumë keq", deklaroi Benaissa, 28 vjeç, këngëtare e grupit "No-Angels", por duke kundërshtuar akuzën se e kishte infektuar partnerin me paramendim, me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale jo të mbrojtur.
Benaissa akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me tre partnerë ndërmjet viteve 200 dhe 2004, njëri prej të cilëve u infektua me virusin HIV. Nëse do të shpallet fajtore ajo rrezikon nga gjashtë deri në dhjetë vjet heqje lirie.

(d.b/Ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›