E Shtunë, 31 Tetor 2026

I premtoi martese, e shrytezon si prostitute

Korce- Shfrytezoi per prostitute vajzen qe donte, arrestohet 33-vjecari. Aurel Kote, lindur dhe banues ne qytetin e Korces akuzohet se pas njohjes me Nigera C., i ka premtuar nje jete me te mire ne Itali, por me pas e ka detyruar ate qe te prostituoje ne menyre te tille qe te siguronin te ardhmen e tyre. Arrestimi i tij u be i mundur ne saje te te dhenave te marra ne rruge operative ne lidhje me vendndodhjen e tij. Sipas policise se Korces, 33-vjecari eshte vene ne pranga pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce me vendim nr.101, te dates 7 prill te vitit 2003,e ka denuar ate me 7 vjet burgim per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucioni ne rrethana renduese". Ngjara per te cilen edhe eshte denuar Kote ka ndodhur disa vite me pare. Sipas hetimeve te kryera ne ate kohe nga Prokuroria e Korces mesohet se Kote eshte njohur me te demtuaren Nigera C., te ciles i ka premtuar nje jete me te mire ne shtetin italian. Pas largimit te tyre nga vendi yne dhe strehimit te Itali, i denuari e ka detyruar te demtuaren qe ushtroje prostitucion per te siguruar te ardhurat per jetesen e tyre. Mesohet se here pas here vajza detyrohej qe t'i jepte edhe para hua Kotes. Pas nje veprimtarie, e cila ka zgjatur rreth dy vjet vajza eshte kapur nga autoritetet italiane, duke u mbajtur disa dite atje dhe me pas eshte sjelle ne vendin tone. Sapo ka mberritur ne Rinas, e demtuara ka denoncuar ne komisariatin e Policise Kufitare Rinas gjithcka qe i kishte ndodhur. Pas kallezimit te bere ne vitin 2002, Prokuroria e Korces nisi hetimet e saj. Nga deklarimet e dhena nga ana e te demtuares ka rezultuar se mes Kotes dhe asaj ka pasur edhe nje femije. Kote u vu ne pranga dje nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Korce, ne bashkepunim edhe me strukturat e komisariatit Pogradec. Nderkohe qe materialet ne ngarkim te tij i kaluan per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per ekzekutimin e urdhrit. Aurel Kote do te njihet ne ditet ne vazhdim, me akuzen, masen e sigurise dhe masen e denimit qe eshte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare Korce ndaj tij.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›