Kroaci, bie nga kati i 7-të, mbijeton fëmija 4 vjeç
ZAGREB- Një djalë katër vjeç shpëtoi gjallë për mrekulli nga rrëzimi nga kati i shtatë i një ndërtese në Zagreb vetëm me disa plagë të vogla, njoftoi sot shtypi kroat.
Aksidenti ndodhi dje në një nga lagjet e mëdha të Zagrebit.
Fëmija, i cili ra nga dritarja nga një lartësi plot 25 metra, ndeshi së pari në një qepen të hapur prej druri më tej në degët e një mështekne, përpara se të binte në tokë, bëri të ditur e përditshmja "Jutarnji List".
Sipas policit Davor Tor, djali i vogël ishte vetëm në apartament.
"E pashë të binte nga dreitarja, pastaj të thërriste nënën. Por, ajo nuk doli ", tregoi një grua fqinjë me familjen e fëmijës. Fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur po kurohet në spital për plagët e lehta që ka marrë nga rrezimi.
(d.b/BalkanWeb)