Sarandë-Ksamil, Berisha: Data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë
SARANDË - Kryeministri Sali Berisha dekaroi sot nga Ksamili, se 23 qershor do të jetë data kur të gjithë shqiptarë do të mund të votojnë.
Në reagim ndaj deklaratës së kryesocialistit Edi Rama për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Berisha tha se “ai kujton se mund të lëvizë datën, por nuk lëviz as datën, nuk lëviz asgjë".
"Zgjedhjet janë në 23 qershor dhe zgjedhjet i ka të humbura. Fitorja është e ndryshimit të madh, e perspektivës së madhe. Ne jemi ndryshimi – Përpara, përpara, përpara!”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
Saranda, Berisha: Zhvillimi i turizmit, një nga përparësitë në 4 vitet që vijnë
Kryeministri Berisha përuroi pasditen e sotme, përfundimin e punimeve të ujësjellësit të Ksamilit, me një vlerë prej 450 milionë lekë. Shefi i qeverisë, e cilësoi të rëndësishëm përfundimin e këtij projekti , i cili do të furnizojë banorët e Ksamilit 24 orë me ujë, dhe do të jetë një inkurajim i madh për investitorët dhe turistët.
"Jam sot gjithashtu për t'u dhënë fjalën se në një hark kohor dy mujor do përfundojë rindërtimi i plotë i rrjetit të energjisë elektrike. Do të bëjmë gjithçka që Ksamili dhe tërë Saranda, të ketë infrastrukturën më moderne që ekziston”, -u shpreh më tej Berisha.
Kryeministri tha se turizmi përbën potencialin më të jashtëzakonshëm dhe shprehu vendosmërinë për ndërtimin e rrugëve, garantimin e furnizimit 24 orë me ujë për të gjithë banorët e brigjeve të detit.
"Turistët dhe vizitorët në këtë vend, u rritën nga 300 mijë në 2004 në 4.7 milion në vitin 2012. Kjo është rritja më e madhe që është regjistruar ndonjëherë në fluksin turistik. Por potencialet e Shqipërisë janë shumë më të mëdha ndaj do të bëjmë gjithçka që ky numër të vazhdojë me këto ritme rritje”, - deklaroi kreu i ekzekutivit.
Kryeministri tha se zhvillimi i turizmit mbetet për ne një nga përparësitë më madhore.
"Në 4 vitet që vijnë, objektivi ynë është Shqipëria, 7 milionë turistë dhe vizitor. Do kontraktojmë kompanitë më të mëdha për të hartuar projektet më të bukura. Ne do të bëjmë gjithçka që të shtrijmë infrastrukturën më moderne në çdo zonë bregdetare dhe zonat malore’, -nënvizoi Berisha.
Duke u ndalur në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit, Kryeministri tha se këto zgjedhje përbëjnë një proces themelor për demokracinë shqiptare, për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
"Do të zhvillojmë procesin me standardet më të larta ndërkombëtare, me besimin më të madh te vetja, te njëri-tjetri, te respekti që kemi për lirinë e njëri tjetrit, që të zhvillojmë zgjedhjet më të qytetëruara që kemi zhvilluar ndonjë herë”, - deklaroi shefi i qeverisë.
Sipas kryeministrit, "mazhoranca do të beje gjithcka për zgjedhje të shkëlqyera. Ndërsa krahu tjetër është në kaos total”.
KRYEMINISTRI BERISHA: QEVERIA DO TE INVESTOJE PER RRITJEN E NUMRIT TE STUDENTEVE
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot pasdite edhe në ceremoninë e diplomimit të 35 studentëve të nivelit master profesional për menaxhimin e turizmit ne Universitetin e Sarandes.
Kryeministri Berisha, pasi i përshëndeti studentët e pranishëm, tha se qeveria do te investoje për rritjen e numrit të studentëve si dhe për mbështetjen ne krijimin e mjediseve për studimet kërkimore- shkencore.
Universiteti i Sarandës u çel në 30 tetor të vitit 2006 si filial i Universitetit të Tiranës, ku shiritin e perurimit e ka prerë kryeministri Sali Berisha.
Gjate ketij takimi, kryeministri Berisha u rikujtoi studentëve në takim, se ku më mirë se në Sarandë mund të hapej një universitet për turizmin. "Këtu është djepi natyral i këtij universiteti, këtu është perkushtimi i gjithë pedagogëve për suksesin e studentëve. Kemi kapërcyer vështirësi serioze, por qeveria ka bërë përpjekje për të mbështetur punën kërkimore", tha ai.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve master në Sarandë ishin të pranishëm dhe zv/kryeministri e minister i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule etj.
Në Universitetin e Sarandës studiojnë në degët anglisht, ekonomi- turizëm, infermieri e informatikë studentë nga gjithë Shqipëria. /a.ke/
(er.nu/d.b/BalkanWeb)