E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 5-vjeçarja rrëmbehet e përdhunohet nga fqinji

INDI – Një vogëlushe 5-vjeçare po lufton me vdekjen në Indi, pasi u përdhunua nga fqinji i saj në qytetin Gandhi Nagar. Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza u rrëmbye pak ditë më parë nga shtëpia e saj dhe u gjet në gjendje kritike për jetën me plagë të rënda në organet gjenitale.

Mjekët konfirmuan se vogëlushja ishte përdhunuar dhunshëm, ndërsa policia ka shpallur në kërkim fqinjin e saj, si të dyshuarin kryesor për ngjarjen e rëndë.

Një ditë më parë u raportuan dy raste të ngjashme në Indi, ku përdhunimet e të miturve po bëhen të shpeshta.

Të enjten në New Dehli një mësues abuzoi me një djalë 5-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë në spital. Ndërkaq në qytetin Aligarh një vajzë 6-vjeçare u gjet e pajetë në një vendgrumbullim mbeturinash. Autoritetet konstatuan se ajo ishte përdhunuar e më pas ishte mbytur.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›