Edhe Mitrovica në rivotim
Nga Express më 07 janar 2011 në ora 01:03
Në 24 qendra të votimit në komunën e Mitrovicës do të shkohet në rivotim. Kështu shkruan Zëri, duke u mbështetur në burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas këtyre burimeve anonime, për shkak të parregullsive të evidentuara pas rinumërimit të pjesshëm të votave, është marrë vendimi që në 24 qendra të votimit, nga 29 gjithsej, në këtë komunë, të shkohet në rivotim.
Ndërkohë të dielën rivotohet në Drenas, Skenderaj dhe Deçan, si dhe në disa qendra të votimit në Lipjan e Malishevë, pasi KQZ anuloi rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluar më 12 dhjetor, për shkak të parregullsive të shumta.