E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermani, presidenti i ri do të zgjidhet më 30 qershor



Presidenti i ri gjerman do të zgjidhet më 30 qershor. Lajmi u bë i ditur nga mediat, të cilat raportuan se presidenti i parlamentit federal gjerman Norbert Lamert, njoftoi në mesditë se për këtë datë ka thirrur Asamblenë e 14-të Federale. Asambleja federale ka si detyrë të vetme të zgjedhë presidentin federal. Ajo përbëhet nga të gjithë deputetët në parlamentin federal dhe një numër po aq i madh përfaqësuesish të landeve, të cilët përcaktohen nga parlamentet respektive. Për pasuesin e presidentit Horst Kohler, i cili dha dorëheqjen të hënën (31.05.), sipas vullnetit të kancelares Angela Merkel duhet të ketë një kandidat të përbashkët nga Unioni CDU-CSU dhe liberalët e FDP-së.

Meksikë
Nafta, BP planifikon strategji të re për bllokimin e rrjedhjes

Kompania “British Petrolium” po planifikon një strategji të re për të frenuar rrjedhjen e naftës nga Gjiri i Meksikës, pas dështimit të përpjekjeve për bllokimin e saj me baltë dhe me beton. Procedura e quajtur "top kill" tashmë ia ka zënë vendin diskutimeve për një teknikë të re që zyrtarët e kompanisë mendojnë të përdorin. Nuk ka garanci se plani i ri do të ketë sukses dhe ekspertët thonë madje se ai mund të shtojë sasinë e naftës që rrjedh në det. Gjashtë javë pas përpjekjeve të dështuara për frenimin e rrjedhjes së naftës, më e më e rënda në historinë amerikane, kompania BP thotë se do të përpiqet përsëri.
Drejtori menaxhues i kompanisë, Bob Dudlej thotë se robotët e nënujshëm do të ndërhyjnë për të prerë pjesën e sipërme të tubit nga del nafta.

Afganistan
Vritet një udhëheqës i lartë i Al-Kaidas

Numri tre i al-Kaidas në Afganistan, Mustafa Abu al-Yazid, thuhet se është vrarë. Faqet islamiste të internetit citojnë një deklaratë nga Al-Kaida se Mustafa Abu al-Yazid, i njohur gjithashtu si Sheikh Said al-Masri ka vdekur bashkë me gruan e tij, tre fëmijët dhe një numër burrash, grash e fëmijë të tjerë. Hollësit të tjera nuk janë bërë të ditura. Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë në Uashington thonë në kushte anonimiteti se ata besojnë se i njëjti ishte vrarë së voni në zona fisnore në Pakistan, që kanë qenë shënjestër e sulmeve amerikane. Zyrtarët amerikanë shpesh i referohen Mustafa al Yazidit, i lindur në Egjipt, si udhëheqësi i tretë i al-Kaidas, megjithëse njoftimet e mëhershme për vdekjen e tij kanë rezultuar të parakohshme

2 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›