E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, dalin përgjigjet e sakta për provimin e Gjuhë-Letërsisë



Jonida Tashi

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht përgjigjet e sakta për testet e provimit të parë të Maturës, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 38 mijë maturantë. Gazeta boton sot të plota, testet e plotësuara nga specialistët që kanë bërë edhe hartimin e tyre, për shtatë drejtimet e gjimnazeve. Nëpërmjet testeve me përgjigjet e sakta, secili prej maturantëve mund të kontrolloj se cilës prej 25 pyetjeve i është përgjigjur mirë ose keq. Pas përfundimit të provimit, që zgjati 2 orë e 30 minuta, testet e maturantëve me masa të rrepta sigurie janë nisur në drejtim të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve (AVA) dhe do të shpërndahen në katër qendrat e korrigjimeve. Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me AVA-n, ka trajnuar të gjithë vlerësuesit e testeve, në mënyrë që ky proces të jetë korrekt, i saktë dhe bindës për secilin maturant. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit, vlerësuesit janë të gatshëm të nisin procesin e korrigjimit të testeve nga data 3 qershor 2010, në katër qendra e vlerësimit që janë në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. Procesi i vlerësimit të testeve kësaj here do të monitorohet nga ekspertë të politikave të inspektimit në MASH dhe specialistë të Inspektoratit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. Nëpërmjet kësaj rruge, MASH-i synon të konsolidojë vlerësimin e produktit të çdo maturanti në mënyrën më të mirë, në të njëjtat standarde me vendet e BE-së. Monitoruesit do të ndjekin të gjitha provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje me qëllim që MASH-i të bëjë të mundur një vlerësim real të cilësisë në të gjitha shkollat e vendit.

2 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›