E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, prokurori vritet brenda gjykatës

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë pasditen e sotme kur një person hapi zjarr në një gjykatë në rajonin e Bavarisë duke lënë të vdekur prokurorin.

Një 54-vjecar ka hyrë i armatosur në gjykatë duke qëlluar fillimisht drejt gjykatësit dhe më pas duke shtënë tre herë ndaj prokurorit, i cili po hetonte një rast përvetësimi parash kryer nga personi që hapi zjarr.

Prokurori gjerman u qëllua në krah, në stomak dhe shpatull duke u plagosur rëndë. Më pas ai ndërroi jetë në spital. Sipas raportimeve të mediave gjermane, viktima ishte 31 vjec dhe kishte më pak se një vit në detyrë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›