E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me pronat, pranga kreut të AKKP e disa zyrtarëve

TIRANË- 4 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë rënë sot në prangat e policisë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës e korrupsionit, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori i AKKP në Tiranë, Bledar Dervishaj.

Operacioni i policisë ka nisur sot rreth orës 13:00, pas një hetimi të Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës, ndërsa arrestimet janë kyer nga sektori kundër korrupsionit në Drejtorinë e Policisë.

Zyrtarët e tjerë të arrestuar janë Merita Gjinali, Dhimitër Papa, ish topografë në AKKP dhe Njazi Ademi, topograf, i licensuar si ekspert.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se është shpallur në kërkim Altin Ceni, ish-juristi i AKKP, Tiranë dhe Ali Aliaj përgjegjës për sektorin juridik, mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë.

Të arrestuarit akuzohen se do t’i kthenin një familjeje një pronë-shtet në bregdet me sipërfaqe prej 79 ha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›