E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitja e dheut, shemben 7 shtëpi në Gramsh

GRAMSH - Rikthehet fenomeni i rrëshqitjes së tokës në fshatrat e Gramshit. Rrëshqitja e dherave ka dëmtuar rëndë 7 shtëpi në fshatin Katërlis.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale, sipas të cilave shembja e shtëpive ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, pasi banorët janë evakuuar nga punonjësit e komunës.

Përkohësisht familjet janë strehuar tek të afërmite tyre, ndërsa presim vlerësimin e dëmeve.

Kujtojmë se gjatë dimrit të kaluar rrëshqitjet e dheut dëmtuan shumë banesa në komunën Kukur të Gramshit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›