E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, radikalët islamikë përplasen me të djathtën ekstreme

Policët duke arrestuar një Salafist në Solingen

(foto AFP)

Një grup radikalësh islamikë kanë sulmuar policinë në qytetin e Solingenit në Gjermani, gjatë një proteste të së djathtës ekstreme, ku u shfaqën disa karikatura anti-islamike.

30 salafistë u arrestuan ndërsa tre oficerë të policisë dhe një kalimtar mbetën të plasur nga hedhja e gurëve.

Dhuna u shkaktua kur demonstruesit e partisë Pro NRW shfaqën karikaturat kontroverse të profetit Muhamed të realizuara nga danezi Kurt Uestergard. Kjo shfaqje bëri që radikalët myslimanë të sulmojnë demonstruesit me gurë.

Një prej tyre u publikua në një gazetë daneze në vitin 2005, gjë e cila solli protesta të myslimanëve në të gjithë botën pasi ndiheshin të ofenduar nga piktura. Kjo pasi shumë myslimanë besojnë se vizatimi i Muhamedit është e ndaluar.

Shërbimi sekret në Gjermani po vëzhgon nga afër Salafistët, pasi zyrtarët dyshojnë se po përhapin një ideologji radikale. /Der Spiegel/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›