KFOR-i nuk do të lejojë incidentet në Kosovë

Trupat e KFOR
KFOR-i është i gatshëm për të përballuar çdo situatë dhe për të garantuar paqen dhe rendin në rajon dhe se zgjedhjet e 6 majit në Serbi nuk duhet të destabilizojnë situatën. Deklaratat i ka bërë në të përditëshmen Koha Ditore oficeri gjerman i forcës Ditore Bernt Holtusen.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës ka marrë gjithë masat e nevojshme me qëllim që të shmanget një përshkallëzim i situatës. Do të duhet të marrim parasysh gjithë të drejtat e ligjshme të serbëve në veri, por njëkohësisht do të duhet të respektojmë ligjin që e ndalon mbajtjen e zgjedhjeve lokale, për shkak se Kosova është një shtet sovran, u shpreh oficer gjerman në Kosovë.
Holtusen shprehu gjithashtu bindjen se zgjedhjet e së dielës do të jenë paqësore, pa incidente, pasi, siç theksoi, KFOR ka ndërmarrë një mision të qartë të cilin është i gatshëm ta realizojë duke vënë maksimumin e forcave.
Nga ana e vet, komandanti i batalionit amerikan, Jeffrey Leyton, e cilësoi situatën në rajon si paqësore, por delikate. /E.L/