Zbardhen pagat e reja të mësuesve, ja shtesat
Pagat e reja të sistemit arsimor parauniversitar tashmë kanë hyrë në fuqi me botimin në Fletoren zyrtare. Struktura e re ka në përmbajtje vështirësinë në punë, vjetërsinë dhe kualifikimin. Kështu baza e pagës ndryshon nga 12 000 lekë bëhet 13 000 lekë. Me vendimin e ri të qeverisë punonjësit mësimorë që punojnë brenda rrethit të tyre jashtë qendrave urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit dhe qendrës së punës dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, përfitojnë shpërblim deri në 1800 lekë në muaj. Punonjësit mësimorë që punojnë brenda rrethit të tyre jashtë qendrave urbane, por mbi 5 kilometra larg vendbanimit dhe qendrës së punës dhe nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre përfitojnë shpërblim deri në 5250 lekë në muaj. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2011, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2011.