Pagat e reja të policisë dhe SHISH-it
Pagat e reja dhe shpërblimet sipas funksioneve dhe vështirësive për policinë e shtetit kanë hyrë në fuqi dje. Sipas vendimit të ri të qeverisë, punonjësit e policisë të cilët punojnë në strukturat e policisë shkencore, në zyrën e përgjimeve, në strukturat kundër antieksplozivëve dhe lëndëve të tjera plasëse, në strukturat e policisë së qarkullimit rrugor, si dhe mjekë e ndihmësmjekë në strukturat e Policisë së Shtetit, përfitojnë shtesë për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin, sipas përcaktimeve të bëra në vendimin përkatës të pagave të punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.”Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për rritjen e pagave për vitin 2011. I njëjti klasifikim vlen edhe për punonjësit e SHISH. Struktura dhe nivelet e pagave, sipas klasifikimit të funksioneve, për punonjësit në Shërbimin Informativ të Shtetit tashmë ka hyrë në fuqi. Gazeta MAPO boton tabelën e plotë për secilën kategori dhe nivelin fundor të pagës, duke marrë në konsideratë edhe shtesat për të gjitha nivelet.