Shkurtohet procedura për dëbim

Autoritetet zvicerane kanë shkurtuar në vetëm 24 orë afatin e shqyrtimit të kërkesave për azil të qytetarëve nga shtetet të cilave për hyrje në Zvicër iu nevojitet viza. Në këtë mënyrë është lehtësuar dhe shpejtuar dukshëm dëbimi i tyre.
Ky vendim i Zyrës Qendrore për Migrim (BFM) është një reagim ndaj kërkesave në rritje për azil që, kryesisht, vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina, shtetasve të të cilave vende nuk u duhet viza për hyrje në Zvicër që nga viti 2009, respektivisht 2010.
Në periudhën janar-qershor 2012 ishin 4,593 kërkesa të shtetasve të këtyre vendeve për azil në Zvicër. Sipas pohimeve të autoriteteve zvicerane kryesisht bëhet fjalë për romë.
Statusin e azilantit deri tani e kanë fituar 20 persona, që i bije vetëm rreth 0.5 përqind të azilkërkuesve.